"Kosova rast sui generis"

Lajme

"Kosova rast sui generis"

Nga: Bota sot Më: 30 prill 2017 Në ora: 21:53
Ilustrim

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi ka komentuar qeverisjen e Kosovës. Ai përmes një statusi në Facebook thotë se Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk ka liberalizim për shkak të korrupsionit, gjithashtu komenton klasën politike qeverisëse dhe “gabimet” e tyre.

Ai, ka renditur disa arsye pse Kosova do të duhej të vetëkorrigjohej dhe përse Kosova sipas tij është rast sui generis.

Lexoni postimin e plotë:

A DUHET KOSOVA TË VETKORRIGJOHET?!!

- Kosova është vendi i vetëm në Europë që nuk ka liberalizim të vizave për shkak të korrupcionit
- Kosova udhëhiqet nga një koalicion (ldk-pdk) që përveq dashurisë ndaj "lekut" asgjë duke përfshirë programin qeverisës nuk e kanë qëllim të përbashkët. 
- Njëri nga partnerët qeverisës (LDK) shpresën e ka se gjykata speciale do të i'a siguroj pushtetin duke i arrestuar gjysmën e partnerëve aktual posaçërisht ata të cilët i'a mundësojnë qeverisjen
- Kosova është vendi i fundit në Europë që udhëhiqet nga një ish-zyrtar i regjimit komunist 
- Kosova është vend i vetëm në Europë që Presidenti dhe Kryeministri i saj të vetmen gjuhë të huaj që njohin është sërbishtja. 
- Kosova është vendi i vetëm në Europë ku klanet si ai "pronto" veprojnë legalisht dhe pa asnjë konsekuencë juridike
- Kosova është vend i vetëm në Europë ku zyrtarët e partisë së Kryeministrit publikisht deklarojnë se "isha te varrezat me bo muhabet me Ibrahim Rugovën"
- Kosova është vend i vetëm në Europë që qeveriset nga njerëz që edhe nga votuesit e tyre ka pajtueshmëri dhe pohim se janë të pabesë dhe të pandershëm"
-Përnjëmend Sui Generis

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat