Zv/kryeministri serb: Bota po e përkrah Kosovën, Serbia në harresë

Lajme

Zv/kryeministri serb: Bota po e përkrah Kosovën, Serbia në harresë

Më: 29 prill 2017 Në ora: 11:14
Zëvendëskryeministri serb, Nebosha Stefanoviq

Zëvendëskryeministri serb, Nebosha Stefanoviq ka thënë, se është i shqetësuar nga mungesa e reagimeve të Evropës dhe të botës për mesazhet e udhëheqjes shqiptare në Serbi, konkretisht deklaratave për ‘Shqipërinë e Madhe’ nga Jonuz Musliu.

Stefanoviq tha, se “nuk e kuptoj pse nuk ka reagim serioz”, sipas tij, Serbia nuk mund të llogarisë mbështetjen e askujt dhe kjo u dëshmua disa herë, shkruan media serbe.

Më pas ka thënë, se Serbia nuk mund të thotë asgjë pas “vendimit politik” të gjykatës franceze në Colmar për refuzimin e kërkesës së Serbisë për ekstradimin e ish-komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj.

“Nuk mund të themi asgjë të mirë, pas vendimit politik, jo miqësor ndaj Serbisë”, ka thënë Stefanoviq.

Gjykata e apelit në qytetin francez të Colmarit, të enjten ka refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt. Pas vendimit Serbia nuk kishte të ankese, ai u lirua dhe u kthye në Kosovë.

Haradinaj, u arrestua më 4 janar në territorin Francez, në bazë të një urdhër-arresti kundër tij të lëshuar nga Serbia, gjoja për krime lufte të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat