Vuçiq: Tirana dhe Prishtina po e bëjnë planin e Shqipërisë së Madhe

Lajme

Vuçiq: Tirana dhe Prishtina po e bëjnë planin e Shqipërisë së Madhe

Më: 25 prill 2017 Në ora: 14:15
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se deklaratat e përditshme të politikanëve shqiptarë për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’ janë rezultat i veprimeve të mirë-koordinuara.

Përveç kësaj, ai ka shtuar se për këto veprime janë ‘gjetur gjurmë’ nga një shërbim i huaj me agjencitë e inteligjencës nga Tirana dhe Prishtina.

Ndërsa presidenti serb, Tomislav Nikoliq kishte thënë më herët se shqiptarët janë të painteresuar për dialogun me Beogradin dhe ata kanë një qëndrim ndryshe ndaj Bashkimit Evropian,.

“Unë nuk jam i sigurt se cili është qëllimi i tyre përfundimtar. Shërbimet tona kanë gjetur gjurmë të operimit të agjencive nga Shqipëria në Prishtinë. Ato nuk janë fuqi të mëdha botërore dhe ky lloj i vetë-besimit nuk është i mjaftueshëm” , ka thënë Vuçiq.

Tutje ai ka thënë se secili mund të flasë atë që dëshiron por nuk mund të bëjë atë që dëshiron kundër rendit kushtetues.

“Në territorin e Serbisë nuk do të ndodhë asgjë. Për këtë unë ju garantoj dhe e dini se e mbaj fjalën time. Serbia dëshiron paqe dhe stabilitet por nuk do të lejojë poshtërim dhe kapje të territorit”.

Ai ka shprehur mirënjohje ndaj Komisionerit Evropian, Johanes Hahn pasi ky i fundit ka reaguar ndaj deklaratave të liderëve shqiptarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat