Politikani serb ashpërson gjuhën: Edi Rama të shpallet “non grata” në Serbi

Lajme

Politikani serb ashpërson gjuhën: Edi Rama të shpallet “non grata” në Serbi

Më: 19 prill 2017 Në ora: 15:32
Nenad Popoviç

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri një deklaratë disi të bujshme, duke thënë se nëse Bashkimi Europian nuk hap dyert për shtetin shqiptar dhe atë të Kosovës, atëherë dy vendet me popullatë shumicë shqiptare do të bashkohen.

Pas kësaj deklarate, ka pasur reagime nga ana e politikanëve serbë. Më herët reaguan ministri i Punëve dhe Mirëqenies Sociale Aleksandar Vulin, si dhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiç. Këta të dy kanë pasur reagime të ashpra, por se duket se edhe më radikale ka qenë deklarata e sotme e Nenad Popoviç, kryetar i Partisë Popullore të Serbisë. Ai i ka kërkuar qeverisë në Beograd që të shpallë “non grata” Ramën në shtetin serb.

“Deklarata e Edi Ramës përbën kërcënim të rrezikshëm, pasi Shqipëria në të ardhmen planifikon të aneksojë Kosovën, e cila me Kushtetutën tonë është pjesë e Serbisë”, ka qenë deklarata e Popoviç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat