Eskorta e kryeministrit Mustafa shkakton aksident trafiku

Lajme

Eskorta e kryeministrit Mustafa shkakton aksident trafiku

Më: 19 prill 2017 Në ora: 11:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në kryeqytet.

Shkaktari i këtij aksidenti del të jetë eskorta e kryeministrit të vendit Isa Mustafa.

Në videon e xhiruar, shihet se përveç bllokimit të rrugës, eskorta  e kryeminsitrit Mustafa ka shkaktuar aksident në mes të një veture dhe kamioni.

Në video shihet se si vetura e penguar nga eskorta e kryeministrit, godet  kamionin, ku fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka pasur lëndime në njerëz.

Rasti ka ndodhur në rrugën ’Agim Ramadani’, pas mbledhjes së kabinetit të Isa Mustafës në orën 10:00 të ditës së sotme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat