17 vjeçarja vritet nga një peshkaqen

Lajme

17 vjeçarja vritet nga një peshkaqen

Më: 19 prill 2017 Në ora: 06:58
Vajza e cila u identifikua si Laeticia Brouwer u nxor në breg nga babai i saj qe ndodhej në ujë me të.

Një vajzë 17 vjeçare u sulmua nga një peshkaqen në ujërat përpara një plazhi shumë popullor në Esperance, Australi, 700 kilometra në jug të Perth. Çdo gjë ndodhi para syve të nënës dhe dy motrave të saj më të vogla.

Vajza e cila u identifikua si Laeticia Brouwer u nxor në breg nga babai i saj qe ndodhej në ujë me të.

I erdhën në ndihmë urgjenca që e shtroi në gjendje kritike në spital por ajo ndërroi jetë pak më vonë.

Plazhi është mbyllur menjëherë.

Policia australiane lavdëroi punën e ndërhyrjes së shpejtë por duke saktësuar se rrethanat e sulmit ishin të tmerrshme dhe pavarësisht përpjekjeve të tyre, vajza nuk arriti të mbijetonte.

Plazhi Uili Bej është mbyllur dhe ujërat po patrullohen në kërkim të peshkaqenit.

Nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, dy persona u vranë nga peshkaqenët në Perëndim të Australisë një vit më parë dhe në vitin 2014 po në këtë plazh një sërfist arriti të mbijetonte ndaj sulmit të dy peshkaqenëve të bardhë por duke humbur të dyja duart.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat