‘Në prag të Luftës së Tretë Botërore’: Brenda bunkerit luksoz që i reziston bombave bërthamore prej 20 kilotonë

Lajme

‘Në prag të Luftës së Tretë Botërore’: Brenda bunkerit luksoz që i reziston bombave bërthamore prej 20 kilotonë

Më: 17 prill 2017 Në ora: 23:16
Bunkeri nëntokësor është i mbrojtur mjaft mirë, duke marrë parasysh që dera e hyrjes kryesore është e trashë plot 90 centimetra e ndërtuar nga çeliku.

Derisa bota po rrezikohet nga fillimi i një lufte bërthamore, pronarët e njërit prej bunkerëve më luksoz që ndonjëherë është ndërtuar, do të ndihen të sigurt të jetojnë në “shtëpinë” e tyre të re.

Bunkerët luksoz nëntokësor që i mbrojnë qytetarët nga sulmet me bomba bërthamore, ka filluar të bëhet prioritet për milionerët në mbarë botën të cilët po i frikësohen një lufte të re – në veçanti pas tensioneve të krijuara mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut.

Brenda këtij bunkeri luksoz që është i ndërtuar në një ish-bazë ajrore të ushtrisë amerikane në Savannah të Georgia, mund të gjeni gjithçka që secili njeri i ëndërron t’i ketë.

Bunkeri nëntokësor është i mbrojtur mjaft mirë, duke marrë parasysh që dera e hyrjes kryesore është e trashë plot 90 centimetra e ndërtuar nga çeliku, derisa brenda ka të instaluar e pavarur të ventilimit dhe dhomën për kriza, por nuk mungojnë as kamerat e sigurisë dhe tualetet me ujë të pa kontaminuar.

Projekti i këtij projekti ka kushtuar plot 17.5 milionë dollarë, dhe mund t’i rezistojë shpërthimit të bombave bërthamore prej 20 kilotonë.

Ky bunker më shumë i ngjan një vile luksoze në të cilën nuk mungon asgjë, pasi brenda ka tualet me xhakuzi e dhoma të gjumit.

Image
Brenda këtij bunkeri luksoz që është i ndërtuar në një ish-bazë ajrore të ushtrisë amerikane në Savannah të Georgia, mund të gjeni gjithçka që secili njeri i ëndërron t’i ketë.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat