Deputetët nga Kosova pjesë e Konferencës Parlamentare Globale

Lajme

Deputetët nga Kosova pjesë e Konferencës Parlamentare Globale

Më: 17 prill 2017 Në ora: 16:47
Deputetët nga Kosova në Konferencë Parlamentare Globale

Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka organizuar Konferencën parlamentare Globale, ku pjesë e saj janë edhe deputetë nga Kuvendi i Kosovës.

Pjesëmarrjen e tyre e ka bërë të ditur vet deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Salih Morina, i cili tha se përveç deputetëve kosovarë pjesë e këtij organizimi i cili po mbahet në Washington, janë gjithësejtë deputetë mbi 80 shtete.

Këto komente deputeti Morina, i bëri në llogarinë e tij në facebook, të cilat i shoqëroi edhe me fotografi ku të pranishëm në këtë konferencë parlamentare janë parë deputetët: Xhevahire Izmaku, Safete Hadërgjonaj, Doruntina Maloku, Arben Gashi dhe Fisnik Ismaili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat