Shefja e ekipit serb të negociatave: Nuk e dimë se si do të ndikojë ndërprerja e dialogut

Lajme

Shefja e ekipit serb të negociatave: Nuk e dimë se si do të ndikojë ndërprerja e dialogut

Më: 17 prill 2017 Në ora: 14:54
Shefja e ekipit negociator të Serbisë me BE-në Tanja Mishçeviq

Nga Brukseli nuk ka asnjë informacion se si ndërprerja e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë pas arrestimit të Ramush Haradinajt do të reflektojë në integrimin evropian të Serbisë.

Kështu ka deklaruar shefja e ekipit negociator të Serbisë me BE-në Tanja Mishçeviq.

E pyetur nëse Serbia mund të shpresojë për hapjen e kapitujve të ri nëse dialogu në Bruksel nuk do të vazhdojë deri në muajin qershor, ajo ka thënë për mediat serbe se për Serbinë është kusht vlerësimi i asaj çka është bërë deri më tanin në procesin e dialogut.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë gjatë muajit të shkuar me të cilën është pezulluar dialogu me Serbinë, deri në lirimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, i cili po mbahet nën masën e lirimit me kusht, në Colmar të Francës.

Ai u arrestua nga autoritetet franceze më 4 janar bazuar në një fletëarrest të Serbisë të vitit 2004.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat