Ky është veterani i UÇK-së që humbi jetën në vendin e punës

Lajme

Ky është veterani i UÇK-së që humbi jetën në vendin e punës

Më: 16 prill 2017 Në ora: 21:34
Foto iluistrim, UÇK

Asllan Asllanaj, 41 vjeç nga fshati Çikatovë e Komunës së Drenasit humbi jetën ditën e shtunë të kësaj jave në vendin e punës, raporton magazina.  Ai u rrëzua nga objekti ku punonte dhe nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, .

Familjarët e të ndjerit kanë njoftuar tashmë se 41-vjeçari varroset ditën e hënë më 17 prill në fshatin e tij.

Asllanaj ishte veteran i UÇK’së dhe ka lënë prapa dy fëmijët dhe bashkëshorten.

Image
Asllan Asllanaj
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat