Porositë e McCain: Demarkacioni ua heq vizat, ushtrinë bëjeni vetëm me ndryshime kushtetuese

Aktuale

Porositë e McCain: Demarkacioni ua heq vizat, ushtrinë bëjeni vetëm me ndryshime kushtetuese

Më: 13 prill 2017 Në ora: 07:36
Senatori amerikan, John McCain duke mbajtur fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosoëvs në seancën solemne.

(E plotësuar) - Senatori amerikan John McCain, ua ka përkujtuar deputetëve të Kuvendit se pret nga ta që ta ratifikojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, në mënyrë që Kosova të ec përpara drejt integrimeve evropiane. Derisa, për themelimin e ushtrisë së Kosovës, ritheksoi qëndrimin e departamentit amerikan se kjo duhet të bëhet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese.

Në adresimin e tij para ligjvënësve kosovarë, senatori amerikan ua ka bërë të ditura shpresat e tij për të ardhmen e Kosovës. McCain u tha atyre se Kosova e ka mbështetjen e plotë të SHBA-së, në secilin hap që bënë për forcimin e shtetit.

McCain: Shpresoj në ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin

“Shpresat e mija janë që Kosova do ta vazhdoj rrugën drejt integrimit evropian. Nënshkrimi i MSA-së me BE-në në vitin 2015 ishte hapi i parë. Tani është koha të vazhdoni marshin e përparimit dhe ndaj pikëpamjet me presidentin Thaçi se miratimi i marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi që do të sillte edhe liberalizimin e vizave me BE-në, do të paraqiste një hap të rëndësishëm përpara drejt të ardhmes evropiane të Kosovës”, tha McCain.

Image
“Për këtë arsye është e rëndësishme që transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese. Ky është vendim sovran që mund ta marrin vetëm populli i Kosovës".

Senatori McCain, theksoi se Kosova është duke punuar për forcimin e arkitekturës së saj të sigurisë, derisa, konfirmoj përkrahjen e tij, si kryesues i Komisionit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, në mënyrë që të sigurojë që SHBA-të do të ofrojnë përkrahjen dhe ndihmën në aspektin e sigurisë që i nevojitet Kosovës. Por tha se, transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, duhet të ndodh vetëm me ndryshime kushtetuese dhe në partneritet me SHBA-n, NATO-në e vendet tjera.

McCain: Ushtria, vetëm me ndryshime kushtetuese

“Për këtë arsye është e rëndësishme që transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese. Ky është vendim sovran që mund ta marrin vetëm populli i Kosovës. Siç e ka theksuar presidenti Thaçi ky proces duhet të jetë gradual, gjithëpërfshirës me angazhimin e të gjitha komuniteteve, duke përfshirë edhe serbët e Kosovës. Nëse bëhet kështu, atëherë besoj se transformimi i FSK-së në FAK në afat të gjatë do të avancoj përparimin e Kosovës, legjitimitetin e vet ndërkombëtarë dhe do të siguroj qasjen e ardhshme në ndihma ushtarake”, theksoi McCain.

McCain foli edhe për dialogun mes Kosovës e Serbisë, duke thënë se paqja dhe prosperiteti i ardhshëm i Kosovës varet nga suksesi i dialogut të lehtësuar nga BE-ja, e i mbështetur nga SHBA-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Image
“Kur ne shkuam atje me gruan timë ku ishte Nena Tereze, ajo erdhi me dy femijë në krahe, të cilat kishin sëmundje vdekjeprurësse dhe ajo na tha: Merrni ose do të vdesin. Ne i morem ne Amerike, ku njeren e adoptoi nje familje amerikane, ndersa tjetra u be vajza jone, Bridget, te cilen e duam shume”, u shpreh McCain.

Theksoi se ky dialog jo gjithmonë ka ecur me ritmin që do të dëshironin, por falë përkushtimit të presidentit, kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit, dhe palëve në Beograd, ky proces ka sjell përparim të rëndësishëm.

Sipas tij, pajtimi mund t’i çlirojë njerëzit dhe kombet, pavarësisht se mund të ndjejnë dhimbje për humbjet e njerëzve.

McCain: Vazhdoni dialogun, është jetik për të ardhmen evropiane

“Porosia ime për ju është e njëjtë me atë që ia përcolla kryeministrit serb gjatë kësaj jave, avancimi i dialogut të lehtësuar nga BE dhe i mbështetur nga SHBA është në interesin e Kosovës dhe të serbëve. Është jetik për të ardhmen evropiane të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë, edhe është thelbësor për stabilitetin e Evropës juglindore. E di se ka të tillë që besojnë se Kosova dhe Serbia kurrë nuk do t’i normalizojnë marrëdhëniet e tyre se rruga drejt pajtimit mund të jetë e mundshme për disa kombe por jo për ne, sepse nuk është e mundshme, në Kosovë, në Serbi, në Ballkan. Megjithatë ju nxis që ta refuzoni një fatalizëm të tillë”, shtoi ai.  

McCain bëri një krahasim duke kujtuar edhe luftën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Vietnamin ku patën humbur jetën shumë njerëz, duke thënë se pajtimi edhe për ta ishte proces shumë i gjatë, por në fund e kuptuan se edhe pse nuk duhet ta harrojnë të kaluarën, asgjë nuk fitojnë duke u marrë me të.

Senatori amerikan foli edhe për luftën e Kosovës ndaj terrorizmit, duke thënë se vendi ka bërë shumë në këtë drejtim, porse nuk ka marr meritat e duhura.

McCain: Kosova s’i mori meritat e duhura për luftën kundër terrorizmit

“Në veçanti dua ta falënderoj Kosovën në përpjekjet e saj në luftën kundër terrorizmit. Mendoj që vendi juaj nuk i ka marr meritat që i meriton për qasjen proaktive në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Ligjet të kaluara nga ky Kuvend kanë ndihmuar në ndalimin e shkuarjes së qytetarëve në zonat e konfliktit. Prej vitit 2014 Policia e Kosovës ka arrestuar përafërsisht 120 individë të dyshuar për mbështetje të terrorizmit”,  tha McCain.

McCain, në fillim të fjalimit kujtoi edhe ‘Nënën Terezë’, e cila i kishte kërkuar gruas së tij e cila kishte vizituar jetimoren e saj në Banglladesh, t’i merrte dy foshnje të cilat po vdisnin nga sëmundje të rënda, që më vonë njërën e adaptoi një familje, kurse tjetra është vajza e tyre.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, vizitën e senatorit McCain në Kosovë, e quajti një festë të lidhjes së fortë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës. sipas kreut të Kuvendit, është kjo një lidhje e pathyeshme dhe e rrënjosur thellë në historinë tonë të përbashkët.

Veseli falënderoi senatorin amerikan për mbështetjen e Kosovës në kohën kur Serbia po bënte gjenocid në Kosovë, duke thënë se kauza e Kosovës ishte e drejt. 

Veseli: Kauza e lirisë së Kosovës ishte e drejtë

“Me të vërtetë, senator McCain, kauza e lirisë së Kosovës ishte e drejtë dhe e domosdoshme. Dhe veprimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pra superfuqisë më të madhe atëherë dhe tani, kurrë nuk do të harrohen në tërë Kosovën dhe rajonin....Kosova gjithmonë do të jetë një simbol i një demokracie të vërtetë në rajonin e Ballkanit, ku qeveria jonë është e qytetarëve dhe për qytetarët. Kosova gjithmonë do të jetë një simbol i përpjekjeve për liri dhe drejtësisë në Evropën Juglindore”, theksoi Veseli.

Kreu i legjislativit siguroi senatorin amerikan populli i Kosovës do të mbetet përherë mirënjohës për përpjekjet tuaja për të mbështetur aleatët e SHBA-së, siç është Kosova.

McCain po viziton Kosovën, pas vizitës në Kroaci, Slloveni, Bosnje e Hercegovinë, Serbi, Mal të Zi.

Senatori McCain: Falë Nënë Terezës unë kam një bijë të mrekullueshme 

Senatori amerikan McCain në fjalimin e tij gjatë seancës solemne në Kuvendin e Kosovës i cili iu drejtua ligjvënsëve kujtoi një histori me Nënë Terezën.

Ai tha se kur para disa viteve ka shkuar ne Kalkutë me gruan e tij, atje ata i morën dy fëmijë në Amerikë për tu ndihmuar pasi këta fëmijë ishin shumë të sëmurë.

 “Kur ne shkuam atje me gruan timë ku ishte Nena Tereze, ajo erdhi me dy femijë në krahe, të cilat kishin sëmundje vdekjeprurësse dhe ajo na tha: Merrni ose do të vdesin. Ne i morem ne Amerike, ku njeren e adoptoi nje familje amerikane, ndersa tjetra u be vajza jone, Bridget, te cilen e duam shume”, u shpreh McCain.

McCain tha se falë Nënë Terezë, sot ai ka një vajzë të merkullueshme.

Senatori McCain flet para deputetëve

Senatori amerikan, John McCain po iu adresohet deputetëve të Kuvendit të Kosoëvs në senacën solemne.

Senatori John McCain është takuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kurse pas seancës, ai do ta takojë edhe kryeministrin, Isa Mustafa.

McCain po viziton Kosovën, gjatë vizitës që u ka bërë shteteve të rajonit, ku ka takuar krerët më të lartë shtetërorë.

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim senatorin amerikan John McCain. Pas takimit me Veselin, senatori McCain do të mbajë një fjalim rasti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, me ç’rast mbahet edhe seancë solemne për të nderuar prezencën e tij. 

Ndërkohë, menjëherë pas seancës senatori do të takoj kryeministrin Isa Mustafa.

Ndryshe, senatori amerikan McCain erdhi dje në një vizitë zyrtare në Kosovë, dhe po vazhdon takimet gjatë ditës me krerët e shtetit kosovar. 

Senatori amerikan John McCain arrin në Kosovë

Senatori amerikan, John McCain ka arritur në Kosovë. McCain gjatë ditës së sotme po qëndron në Kosovë si vazhdimësi e vizitave që u ka bërë shteteve të rajonit.

Ai pritet t`u adresohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës, gjatë një senace solemne.

Image
Senatori amerikan, John McCain pritet të takojë liderët e institucioneve dhe partive politike.

Senatori amerikan John McCain viziton Kosovën, ja agjenda

Senatori amerikan, John McCain, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. Ai pritet të takojë liderët e institucioneve dhe partive politike.

Nga Zyra e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është bërë me dije se senatori amerikan do të nderohet me çmimin “Urdhri i Lirisë”.

Ky çmim, senatorit McCain i ndahet për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për rolin e tij në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, që për Kosovën konsiderohet “aleat i përjetshëm”.

McCain do të takohet edhe me kryeministrin Isa Mustafa dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Po ashtu, McCain pritet t’i drejtohet me një fjalim Kuvendit të Kosovës, i cili mblidhet në një seancë solemne pikërisht për senatorin amerikan.

Senatori republikan ka nisur nga 7 prilli një turne në Ballkanin Perëndimor, rajon ky, ku Rusia po përpiqet të rrisë ndikimin politik dhe ekonomik.

Gjatë vizitës në Sarajevë, McCain ka thënë se është i shqetësuar me ndërhyrjen e Rusisë në çështjet e brendshme të Bosnje dhe Hercegovinës.

Kurse, gjatë qëndrimit në Beograd, ku ka takuar presidentin e ri të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, McCain ka deklaruar se çdo gjë që ndodh në pjesën lindore të Evropës është e rëndësisë jetike për sigurinë e Shteteve të Bashkuara.

“Pas kthimit në Shtetet e Bashkuara, mesazhi për kolegët e mi në Senat, presidentin dhe popullin amerikan, është se çdo gjë që ndodh në pjesën lindore të Evropës është me interes jetik për sigurinë kombëtare të SHBA-ve”, ka thënë McCain në Beograd.

Në deklaratat e bëra gjatë këtij turneu diplomatik, ai ka akuzuar Rusinë për bashkëpunim me Sirinë në kryerjen e një sulmi të dyshuar kimik.

"Rusët kanë qenë në dijeni për armët kimike, sepse kanë operuar saktësisht nga e njëjta bazë", ka thënë McCain.

Ndonëse ishte pritur, megjithatë ai nuk ka vizituar Maqedoninë.

Fakti që ky senator, me ndikim nga radhët e republikanëve dhe ish-kandidat për president, anashkalon Maqedoninë, është një porosi e fuqishme diplomatike për krizën në Maqedoni, kanë vlerësuar analistët.

Sidoqoftë, vizita e senatorit amerikan dhe ato të zyrtarëve tjerë të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor vlerësohen si tregues i përkushtimit amerikan për rajonin, në kohën e interesimit të Rusisë për të rritur ndikimin e vet në këtë pjesë të Evropës.

John McCain ka qenë kandidat republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2008, por ai ishte mposhtur nga demokrati Barack Obama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat