Policia ka gjetur një letër në vendin e krimit, konfirmohet shënjestra

Lajme

Policia ka gjetur një letër në vendin e krimit, konfirmohet shënjestra

Më: 12 prill 2017 Në ora: 00:24
Policia gjermane

Policia gjermane ka dalë në një konferencë për shtyp pas shpërthimeve që ndodhën në afërsi të autobusit të Borussia Dortmundit para ndeshjes kundër Monacos në Ligën e Kampionëve.

Ata kanë bërë të ditur se kanë gjetur një letër në afërsi të skenës së krimit dhe po përpiqen që ta vërtetojnë përmbajtjen e saj, të cilën nuk e kanë bërë publike.

Image
Pasojat pas shpërthimit

Autoritet kanë konfirmuar se autobusi i Dortmundit ishte shënjestër e sulmit. Nuk është e qartë nëse përmbajtja e letrës i ka dërguar te ky konkludim, megjithëse ata kanë arsye të tjera për të dyshuar për këtë gjë duke qenë se akoma nuk e kanë konfirmuar nëse përmbajtja e letrës ka të bëjë me sulmin.

Njëherësh, policia ka bërë të ditur se ndeshja e të nesërmes (e mërkurë) do të zhvillohet nën masa të përforcuara të sigurisë.

Përmbajtja e letrës duket se ka të bëjë me marrjen e përgjegjësisë nga autorët e sulmit. Megjithatë, ritheksojmë se policia nuk e ka publikuar përmbajtjen e saj.

Image
Ndeshja e të nesërmes do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie

Njëherësh, policia ka treguar se shpërthimet kishin ndodhur në momentet kur autobusi i Dortmundit po kalonte pranë tyre, por akoma nuk dihet se si janë aktivizuar. Ata besojnë se dikush ka shikuar dhe e ka pritur momentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat