E papritur: Vuçiq u friksohet shqiptarëve

Lajme

E papritur: Vuçiq u friksohet shqiptarëve

Më: 11 prill 2017 Në ora: 08:45
John McCain dhe Aleksander Vuçiq

Dje në Beograd për një vizitë zyrtare ka qëndruar senatori amerikan John McCain, i cili u takua me presidentin e zgjedhur serb, Aleksander Vuçiq.

Në takimin e tyre, temë bisede ishte edhe Kosova.

McCain dha porosi të qartë se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë.

Në takim, presidenti i zgjedhur serb, Aleksander Vuçiq tha se u bisedua edhe për gjendjen në Maqedoni dhe zgjidhjën e problemit brenda saj.

Vuçiç ka theksuar se zgjidhja e problemit në Maqedoni është me rëndësi kyçe për rajonin.

“Për stabilitetin dhe paqen në rajon është shumë e rëndësishme që në mënyrë paqësore të zgjidhet problemi me formimin e qeverisë në Maqedoni. Bisedove për iniciativën tonë sa më shpejtë të vazhdojë dialogu me shqiptarët në Bruksel dhe se pozitivisht do të ndikojmë në gjendjen në rajon dhe ndërtimin e mënyrës më të mirë të mundur të marrëdhënieve me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Shqipërinë, për shkak se stabiliteti në rajon është me rëndësi të posaçme për ne”, ka thënë Vuçiq.

“Kjo për ne është me rëndësi të madhe. Nëse kemi shqiptarë të pakënaqur nga gjendja në Maqedoni mundet që problemi nga atje të bartet tek ne dhe të kemi probleme në jugun e Serbisë. Në qoftë se, madje, vjen deri në përleshje midis maqedonase, që askush nuk e dëshiron, do të shkaktonte pasoja të rënda për të gjithë ne”, ka theksuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat