McCain takohet me Vuçiq, ja për çfarë diskutuan

Lajme

McCain takohet me Vuçiq, ja për çfarë diskutuan

Më: 10 prill 2017 Në ora: 15:46
Senatori amerikan, John McCain dhe presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Senatori amerikan, John McCain dhe presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë folur para gazetarëve pas takimit që patën në Beograd.

Vuçiq ka thënë se në këtë takim është folur për tri tema, duke mos anashkaluar as Kosovën.

“Së pari ishte tema e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon. Së dyti, raportet ndërshtetërore dhe e treta, pjesëmarrja e Serbisë në trendët globale. Ne biseduam në lidhje me atë që të punojmë sa më shumë në ruajtjen e paqes dhe sa më shpejt që të jetë e mundur të vazhdojë dialogu në Bruksel”, ka thënë Aleksander Vuçiq.

Për dialogun foli edhe senatori amerikan, i cili tha se bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojnë.

“Duhet të keni guxim që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë”, është shprehur McCain.

Në takim është diskutuar edhe për raportet e Amerikës dhe Serbisë me Rusinë, çështjen e Sirisë, luftimin e terrorizmit etj.

McCain ishte kandidat për president të Amerikës në vitin 2008 kur ishte mposhtur nga Barack Obama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat