Senatori McCain sot në Beograd, Vuçiq: Kosova, vështirë për t’u mbajtur gjatë në bisedë

Lajme

Senatori McCain sot në Beograd, Vuçiq: Kosova, vështirë për t’u mbajtur gjatë në bisedë

Më: 10 prill 2017 Në ora: 08:47
McCain

Senatori amerikan John McCain pritet të mbërrijë sot në Beograd për të biseduar me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq tha se me senatorin amerikan do të diskutojë situatën në Kosovë dhe Serbi.

Kryeministri serb, në një konferencë të mbajtur mbrëmë ka theksuar gjithashtu se pjesë e diskutimit pritet të jenë marrëdhëniet me Sirinë, dhe të orientimit politik të jashtëm të Serbisë.

Vuçiq ka thënë se Kosova do të jetë një nga temat, por shtoi se kjo gjë është e vështirë për t’u mbajtur gjatë në bisedë pas siç tha ai deklaratave të bëra nga Daut Haradinaj dhe Hashim Thaçi për thirrjen që shqiptarët në Maqedoni duhet t’i marrin gjërat në duart e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat