Pedagogu i njohur zviceran Jegge: Kisha marrëdhënie seksuale me nxënësin, nuk isha i vetmi

Lajme

Pedagogu i njohur zviceran Jegge: Kisha marrëdhënie seksuale me nxënësin, nuk isha i vetmi

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 8 prill 2017 Në ora: 10:17
Jürg Jegge

Pasi ish pedagogu i njohur zviceran Jürg Jegge u akuzua rëndë nga një ish nxënës i tij dhe një gazetar investigativ,  ka pranuar së fundi se ka pasur marrëdhënie seksuale me ish nxënësin. Por në atëkohë, sipas tij, nuk ka menduar se këto marrëdhënie do i shkaktonin dëm nxënësve, shkruan “NZZ”.

Ish nxënësi Markus Zangger, ka shkruar një libër ku tregon gjithë historinë e keqpërdorimit dhe dhunimit të tij nga pedagogu Jegge.

“Sesi ai e përshkruan ngjarjen, unë nuk do e pranoja vërtetësinë. Por ne kishim pasur kontakte seksuale, po. Për detajet unë kam gjithë kujtime të tjera edhe pse kanë kaluar shumë kohë. Ai ishte 13 ose 14 vjet, ndërsa më pas ishim takuar përsëri pas shumë vitesh,” tha pedagogu pedofil. Shikuar nga gjendja e sotme ai konsiderohet pedofil, por ngjashëm e kanë parashikuar edhe ligjet e mëparshme. “Kam qenë i mendimit se kontaktet seksuale i ndihmojnë çlirimit shpirtëror dhe zhvillimit të nxënësit. Ne kemi biseduar me të shpesh për thyerjen e tabuve.(!!!)”

Libri në fjalë ka titullin “Jürg Jegges dunkle Seite” (Ana e errët e Jürg Jegge) ku krahas rrëfimeve të ish nxënësit dhe shkrimit të gazetarit Hugo Stamm përmban edhe disa letra që i kanë shkëmbyer mes vete Jegge dhe Zangerr.

Të mërkurën, pedagogu i akuzuar ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të nderit të fondacionit “Märtplatz”. Udhëheqja aktuale e këtij fondacioni është distancuar nga sjelljet për të cilat akuzohet Jegge, i cili u bë mjaft i famshëm me librin e tij «Dummheit ist lernbar» (Budallakia është mësim).

Ish nxënësit tani krahas akuzës kërkon dëmshpërblim prej 50.000 frangave.

Në pyetjen e fundit nëse Jegge njeh ndonjë pedagog tjetër pedofil, ai përgjigjet:

“Edhe sikur ta dija nuk do e thoja. Por sigurisht që unë nuk isha i vetmi. Nuk ishte e vërtetë që ne kishim një rreth pedofilësh, që më pas i kemi shkëmbyer mes veti.”/Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat