Flet policia, i premton martesë 14 vjeçes- arrestohet

Lajme

Flet policia, i premton martesë 14 vjeçes- arrestohet

Më: 4 prill 2017 Në ora: 13:23
Ismet Hashani

A. Z. një 27 vjeçar nga Vitia është arrestuar nga policia për veprën penale bashkësi jashtëmartesore me një vajzë nën moshën 16 vjeçare.

A. Z., i lindur më 24.10.1990, nga Vitia është arrestuar nga policia dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare.

Sipas zëdhënësit të Policisë në Gjilan, Ismet Hashani, me datën 30 mars policia ka pranuar informatën nga gjyshja e 14 vjeçes A.M. se e njëjta është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Sipas Hashanit, pas hetimeve, policia ka arritur të gjejë vajzën e cila është raportuar si e zhdukur dhe e njëjta është gjetur në një fshat të Vitisë bashkë më A.Z. i cili është arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat