Kryeministri nesër vizitë bizneseve në Vushtrri

Lajme

Kryeministri nesër vizitë bizneseve në Vushtrri

Më: 2 prill 2017 Në ora: 22:20
Kryeministri Isa Mustafa

Kryeministri Isa Mustafa viziton nesër Kompaninë Pestova, e cila merret me prodhimin, kultivimin, përpunimin si dhe shitjen e distribuimin e patates dhe produkteve të saj.

Sipas njoftimit për media nga zyra e kryeministrit, gjatë vizitës, kryeministri Mustafa do të vizitojë fabrikën e prodhimit të Vipa Chips, si dhe tokat ku mbillet dhe kultivohet patatja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat