Reuters: Vuçiq fiton zgjedhjet presidenciale

Lajme

Reuters: Vuçiq fiton zgjedhjet presidenciale

Më: 2 prill 2017 Në ora: 21:44
Kryeministri konservator serb Aleksandar Vuçiq

Kryeministri konservator serb Aleksandar Vuçiq ka fituar zgjedhjet presidenciale të dielën me një shumicë dërrmuese, duke marrë 58 përqind të votave dhe duke shmangur balotazhin, sipas rezultateve të para.

Rivali i Vuçiq, kandidati i opozitës Sasha Jankoviç, mori 14 për qind të votave, nga 40 përqind të votave të numëruara.

Rezultati ka konfirmuar dominimin e pothuajse të  pakundërshtueshëm të vendit ballkanik, të cilin Vuçiq dëshiron ta bëjë pjesë të Bashkimit Evropian duke ruajtur lidhje të forta me mikun e përhershëm Rusinë, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Roli i presidentit është kryesisht ceremonial, por Vuçiq pritet të mbajë pushtetin e vërtetë përmes kontrollit  të Partisë së tij, asaj Progresive të Serbisë.

Për mbështetësit e tij, Vuçiq, 47 vjeçar,’ është një kokë e ftohtë dhe një dorë e fortë në një rajon të trazuar’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat