Pjesëtarë të xhandarmerisë serbe në vendvotim

Lajme

Pjesëtarë të xhandarmerisë serbe në vendvotim

Më: 2 prill 2017 Në ora: 14:09
ilustrim

Pjesëtarë të xhandarmerisë serbe me rroba civile janë parë në shkollën e mesme teknike “Mihajllo Petroviq-Allas”, në  Mitrovicë.

Këtë qendër e ka vizituar edhe ambasadori Jan Braathu, kryesues i Misionit të OSBE-së në Kosovë, si dhe shefi i zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, Dejan Paviçeviç.

Nga gjithsej 90 vendvotime që do të jenë në Kosovë, 30 prej tyre janë në komunat veriore të vendit, përkatësisht në veri të Mitrovicës 11, Zveçan 7, Zubin Potok 7 dhe në Leposaviq 5 vendvotime.

Mësohet se edhe në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok janë hapur qendrat e votimit me kohë.

Numri i atyre që kanë të drejtë vote në veri të Mitrovicës është  rreth 15.137 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat