Janjiq: Vazhdimi i dialogut në fund të prillit ose fillim të majit

Lajme

Janjiq: Vazhdimi i dialogut në fund të prillit ose fillim të majit

Më: 31 mars 2017 Në ora: 16:39
Dushan Janjiq

Analisti serb Dushan Janjiq, tha sot se rifillimi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë pritet të ndodhë në fund të muajit prill ose në fillim të majit.

“Sigurisht, pritet përfundimi i zgjedhjeve në Serbi. Brukseli sigurisht presim fitore në raundin e parë, dhe do t`i planifikojë bisedimet  deri pas Pashkëve, para 9 majit. Vuçiq do të shkojë në Bruksel në rolin e dyfishtë, atë të Kryeministrit dhe Presidentit, derisa nga Kosova me siguri do të vijë vetëm presidenti Hashim Thaçi, tha Janjiq për median serbe.

Kjo e përditshme serbe duke i referuar burimeve diplomatike shkruan se vazhdimi i dialogut të Kosovës me Serbinë në Bruksel pritet të bëhet pas kthimit të Ramush Haradinajt në Kosovë, gjegjësisht pas inaugurimit të Presidentit të ri të Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat