Treni propagandues serb ndërron destinacion, ja ku do të qarkullojë

Lajme

Treni propagandues serb ndërron destinacion, ja ku do të qarkullojë

Më: 26 mars 2017 Në ora: 15:06
Treni serb

Kompania e trenave në Serbi “Srbija Voz” ka njoftuar se treni i cili ishte përgatitur për të hyrë në Mitrovicë, tani do të qarkullojë në zonën Kralevë-Jagodinë-Kralevë.

Ai do të ketë përmbajtje me motive të trashëgimise kulturore dhe historike të Serbisë në Kosovë.

Kompania ka caktuar edhe orarin e transportit, duke shtuar se udhëtarët do të mund t’i shohin nga afër pikturat brenda trenit.

Ky tren kishte mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’, dhe më 14 janar u ndalua hyrja e tij në Mitrovicë.

Treni u ndal nga autoritetet policore të Kosovës në Rashkë, dhe pas disa orësh pritjeje u kthye në Beograd.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat