Zeka: Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa, e lan Kosovën pa ushtri, e tradhtuan Rugovën dhe ishin 100 % kundër tij

Lajme

Zeka: Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa, e lan Kosovën pa ushtri, e tradhtuan Rugovën dhe ishin 100 % kundër tij

Më: 26 mars 2017 Në ora: 10:08
Bujar Bukoshi, Isa Mustafa dhe Milaim Zeka

Milaim Zeka thotë se Ibrahim Rugova, duke menduar që Qeveria do ti kryejë punës e saj, u ndal procesi i organizimit ushtarak. Zeka në intervisten e tij në TV Dukagjin ka folur për disa rrethana specifike sipas organizimit të tij.

Ibrahim Rugova e theu mitin serb një shekullor se shqiptarët janë fundamentalista, se kanë lidhje me xhihad dhe është i pazëvendësueshëm në politikën shqiptare.

Ai e ka kryer misionin e vet, duke e paraqitur si lider shpirtëror i shqiptarëve, popullin e vet me ‘letërnjoftim’.

“Ky duke menduar se kryetari i Qeverisë e bën ushtrinë dhe kryen detyrat e veta, por si Qeveria dhe të tjerë ishin bërë 100 për qind kundër tij, ai u gjend në atë pozitë”, thotë Zeka.

Ai tha se ia ndërprenë fondet, as biletat, as hotelin nuk ia paguanin.

Duke e pa këtë rrethanë Adem Jashari edhe Sali Çekaj filluan të vepronin, por veprimtarin e Salihut nuk e shtjellon më tej.

Adem Jashari pastaj mori takim me LPK-në, dhe kjo sipas Zekës është formuese e UÇK-së.

Grupet e para shkuan në ushtrime ushtarake në Shqipëri, në krye me Sali Çekajn dhe Adem Jasharin, të cilët shkuan në organizim nga LDK-ja, degët e LDK-së, si Hafiz Gagica, Ali Aliu, të cilët merren vesh me Ramiz Alinë. 

Ndiqeni në linkun e mëposhtëm:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat