Incidenti i shëmtuar në stadium, policia italiane arreston disa tifozë shqiptarë

Lajme

Incidenti i shëmtuar në stadium, policia italiane arreston disa tifozë shqiptarë

Më: 25 mars 2017 Në ora: 00:47
Tifozet shqiptar

Incidenti i shëmtuar, që ndodhi në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos, ku tifozët shqiptarë hodhën disa fishekzjarr dhe tymuese dhe u bënë shkak për ndërprerjen e ndeshjes Itali-Shqipëri, nuk mund të kalonte pa pasoja.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, policia ka arrestuar disa nga tifozët shqiptarë, të cilët dyshohen se ishin protagonistët e hedhjes së fishekzjarrëve dhe tymueseve. Lajmin e ka konfirmuar gazetar e SuperSportit në një lidhje të saj nga jashtë stadiumit.

Ajo nuk ka mundur të saktë sojë sa është numri i të shoqëruarve nga policia italiane. Ndërkohë ka theksuar se grupimi i tifozëve kuqezi është tërhequr menjëherë, duke bërë të ditur personat që kanë hedhur fishekzjarret nuk janë pjese ë këtij grupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat