Realizohet dëshira e shumëpritur e shqiptarëve në Malin e Zi

Lajme

Realizohet dëshira e shumëpritur e shqiptarëve në Malin e Zi

Më: 23 mars 2017 Në ora: 16:52
Gjukanoviç dhe Cungu

Sot është realizuar dëshira e shqiptarëve të Malit të Zi që Tuzi të jetë komunë e tyre. Kjo kërkesë ka më shumë se dy dekada që është bërë dhe ditën e sotme ka marrë formën e vendimit përfundimtar.

Tuzi është komuna më e re e Malit të Zi. Lajmin e shumëpritur e ka dhënë kryetari i partisë Forca, njëherësh kryetar i Ulqinit.

Deklarata e tij e plotë:

Të dashur miq sot qeveria kaloi ligjin për Organizimin Territorial i cili formon Komunën e shumëpritur të Tuzit. Në këtë mënyrë ne po ia dalim që të përmbushim një ndër kërkesat kryesore të shqiptarëve të Malit të Zi duke realizuar gjithashtu një premtim të kamotshëm të Forcës së Re Demokratike. Unë ju falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme që na keni dhënë, fal votave tuaja ne kemi mundësuar që të vëmë në jetë aspiratën e popullit tonë për të pasur komunën e dytë me shumicë shqiptarë në Mal të Zi”, ka shkruar Cungu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat