28 vite më parë, Serbia ia suprimoi Kosovës autonominë

Lajme

28 vite më parë, Serbia ia suprimoi Kosovës autonominë

Më: 22 mars 2017 Në ora: 22:56
Atë botë, Parlamenti i Kosovës ishte i rrethuar me tanke dhe ushtri, dhe nën një shtetrrethim

Në marsin e vitit 1989, Serbia dhunshëm ia suprimoi Kosovës autonominë.

Fushat masive kundër Kosovës, kishte filluar nga serbët në Fushë-Kosovës, më 1987, e cila njihet edhe si lëvizja serbe antishqiptare, ku edhe fillon ardhja në pushtet e kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Më 20-28 shkurt 1989, nisi greva e minatorëve të Trepçës, të cilët dolën në mbrojtje të Kushtetutës së Kosovës, që kërcënohej nga Serbia. Greva e minatorëve synonte të mbronte autonominë e Kosovës, të garantuar me Kushtetutën e vitit 1974.

Por më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin Krahinës së Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, do të ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974, me çka suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën e Jugosllavisë, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë.

Atë botë Parlamenti i Kosovës ishte i rrethuar me tanke dhe ushtri, dhe nën një shtetrrethim, Serbia dhunshëm ia mori Kosovës autonominë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat