Policia: Konfiskuam mbi 2 milionë euro false në Vërmicë

Lajme

Policia: Konfiskuam mbi 2 milionë euro false në Vërmicë

Më: 10 mars 2017 Në ora: 15:01
Pamje nga konferenca

(E plotësuar) - Policia e Kosovës, konkretisht policia kufitare, në PKK Vermicë, në bashkëpunim me zyrtarët Doganor, më 10.03.2017 rreth orës 00:30, në hyrje për në Republikën e Kosovës, kanë ndaluar automjetin TAXI me targa të Shqipërisë për një kontroll më të detajuar.

Vetura drejtohej nga B.D, i lindur më 1972, mashkull, shtetas i Shqipërisë dhe për pasagjer kishte: F.B, i lindur më 1980, mashkull, shtetas i Kamerunit, me leje qëndrimi në Francë.

Gjatë kontrollit të përbashkët nga zyrtarë të të dy institucioneve, në bagazh të automjetit në një çantë, në brendësi të saj janë gjetur paketime të ndryshme kartëmonedhash të dyshuara si të falsifikuara me vlerën e: 500, 200, 100 dhe 50 euro. Po ashtu, së bashku me to është gjetur edhe letër e paketuar dhe e prerë në dimensione që i përgjigjen masës së kartëmonedhave: 500, 200, 100, 50 euro.

Pas numërimit të kartëmonedhave të falsifikuara, rezulton të jenë: dy milion e njëqind e tridhjetë e një mijë (2.131.000) euro,  si dhe dy mijë e shtatëqind e tridhjetë e tre (2733) copë letër e bardhë që do të përdorej  për përpunim e kartëmonedhës 500 eurosh. 

Policia si provë materiale ka konfiskuar kartëmonedhat e dyshuara si të falsifikuara, si dhe tetë (8) shishe me preparate kimike që përdoren për falsifikim, tri (3) folija alumini, një pako doreza plastike, dy shiringa, dy pasaporta të Kamerunit, një patentë shoferi dhe një  leje qëndrimi për në Francë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit – Departamenti i Krimeve të Rënda  në Prizren dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës mbeten të përkushtuara në bashkëpunimin e ndërsjellët me qëllim parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive negative në vend.

Image

Policia dhe Dogana flasin për paratë e falsifikuara 

Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës kanë paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku do të jepen informacione dhe detaje lidhur me një rast konkret të falsifikimit të parave.

Po ashtu, do të ekspozohen një shumë e konsiderueshme parash të dyshuara si të falsifikuara. Konferenca do të mbahet në ora 15:30, dhe do ta ofrojmë drejtpërdrejt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat