Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO dhe ratifikimi i marrëveshjes

Lajme

Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO dhe ratifikimi i marrëveshjes

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 20:39
Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srgjan Darmanoviç

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srgjan Darmanoviç tha se vendi i tij ka marrë garanci se senati amerikan do ta ratifikojë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Sipas ministrit të jashtëm, Mali i Zi pret të bëhet anëtar i plotë i aleancës në një takimin e lart të saj në fund të muajit maj.

Darmanoviç i kundërshtoi spekullimet se ratifikimi i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO nga ana e Shteteve të Bashkuara mund të bjerë viktimë e një dëshire nga ana e administratës së re të presidentit Donald Trump për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë.

Moska kundërshton zgjerimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

Zoti Darmanoviç, ish ambasador i Malit të Zi në Uashington nga viti 2010 deri në vitin 2016, tha se vendi ka marrë siguri nga të dyja palët në Senat se “kjo do të ndodh me 100 përqind siguri”.

24 nga 28 vendet anëtare të Natos e kanë ratifikuar marrëveshjen për anëtarësimin e Malit të Zi. Shtetet e Bashkuara, Spanja, Kanadaja dhe Holanda nuk e kanë ratifikuar ende marrëveshjen për arsye proceduriale tha zoti Darmanoviç.

“Anëtarësimi pritet të ndodh në samitin e ardhshëm në fund të majit. Është e arsyeshme të pranosh se të gjitha procedurat do të jenë finalizuar deri në atë moment”, tha ministri i Jashtëm.

Presidenti Trump e cilësoi Naton si “të dalë nga moda” gjatë fushatë zgjedhore, por pritet të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të aleancës në fund të majit në Bruksel. 

Darmanoviç tha se oferta e Malit të Zi për t’u bashkuar me aleancën rrjedh nga politikat e vendit dhe do të ndodhë pavarësisht nga kundërshtimi rus.

“Ne i kuptojmë edhe interesat ruse dhe kundërshtimin e tyre ndaj zgjerimit të NATO-s në vende të tjera, por ne kemi interesat tona kombëtare që nuk janë rezultat i ndonjë vendimi të papritur, por i qëllimeve tona afatgjata të përcaktuara në momentin e pavarësisë në deklaratën tonë të pavarësisë dhe më pas në kushtetutën tonë. Pra, jemi vetëm duke ndjekur atë që kemi vendosur shumë kohë më pare”, tha ministri i jashtëm.

Mal i Zi, me 650,000 banorë akuzoi Rusinë javën e kaluar për përfshirje në një komplot për të rrëzuar qeverinë malazeze gjatë zgjedhjeve të tetorit të vitit të kaluar, për të bllokuar anëtarësimin e vendit në NATO. Moska i ka hedhur poshtë akuzat./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat