Çmenduria e kandidatit për kryetar të Serbisë: Kontingjenti rus të rikthehet në Prishtinë, me të edhe ai serb

Lajme

Çmenduria e kandidatit për kryetar të Serbisë: Kontingjenti rus të rikthehet në Prishtinë, me të edhe ai serb

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 08:56
Ushtria ruse, foto arkiv

Paralajmërimi për nisjen e sërishme të fluturimeve ajrore Beograd-Prishtinë, ka zgjuar edhe apetite të tjera në Beograd. 

Kështu, Bratislav Jugoviq, kandidat për kryetar të Serbisë dhe ish-nënkryetar i Lëvizjes socialiste kërkon, hiq më pak, se kthimin e kontingjentit rus në aeroportin e Prishtinës e në kuadër të tij edhe një numër të forcave serbe të sigurisë.

Për këto, Jugoviq, siç njofton beta, i ka dërguar letër zyrtare Aleksandar Çepurinit, ambasador i Rusisë në Serbi.

Në këtë letër ai ka kërkuar që Rusia dhe kryetari Vladimir Putin të shqyrtojnë mundësinë e kthimit të një pjese të kontingjentit ushtarak rus në aeroportin e Prishtinës.

“Miqësia shumëshekullore e popullit rus dhe serb, ka dëshmuar s sa herë që Serbia ka qenë në vështirësi, përpjekjet ushtarake e diplomatike të Rusisë kanë të mirëseardhura në ndihmë Serbisë për të ruajtur identitetin e vet kombëtar. Ende të gjithë e kemi në kujtesë marshin brilant të konvojit ushtarak rus me 200 ushtarë nga Bosnja deri në aeroportin e Prishtinës kur në qershorin e vitit u dolën përpara forcave të NATO-s të cilat atëherë gjendeshin shumë më afër, në Maqedoni.

“Po ashtu, udhëheqja e Serbisë do të mund të thirrej në pikën 6, aneksit II të rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara, sipas së cilës, i mundësohet që të paktën 200 e më së shumti 999 pjesëtarë të forcave serbe të sigurisë të qëndrojnë në territorin e Kosovës. Një pjesë e këtyre forcave, krahas kontingjentit rus, mund të mbetet në aeroportin e Prishtinës dhe kështu të shtohet siguria e serbëve dhe e popujve të tjerë në krahinën jugore serbe”, ka përfunduar Jugoviq letrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat