Mehmeti: Vazhdojmë të jetojmë nga protesta në protestë

Lajme

Mehmeti: Vazhdojmë të jetojmë nga protesta në protestë

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 14:06
Protesta e opozitës, Tiranë

Publicisti Kim Mehmeti ka deklaruar se dikur në Shqipëri protestonte Partia Socialiste, kurse sot po proteston Partia Demokratike, kurse populli vazhdon të jetojmë nga protesta në protestë, me çka bëhet gjithnjë e më e qartë se politikanët tanë e mësuan si përdoret populli për të ardhur në pushtet, ku do i mbushin xhepat.

“Dikur PS-ja ishte ajo që protestonte kundër qeverisë së PD-së, duke e mbajtur popullin rrugëve e shesheve të qyteteve, e tani PD-ja është ajo që e ka nxjerrë popullin bulevardeve, për ta rrëzuar qeverinë e sotme të Shqipërisë! Dhe kështu, ne shqiptarët mbetëm rrugëve dhe, vazhdojmë të jetojmë nga protesta në protestë, me çka bëhet gjithnjë e më e qartë se politikanët tanë e mësuan si përdoret populli për të ardhur në pushtet, ku do i mbushin xhepat, po shumica prej nesh, assesi ta kuptojnë se neve nuk na mungojnë politikanë që besojnë se më lehtë sundohet populli e shteti, se sa vetvetja, por burrështetas që nuk e humbin pushtetin mbi vetveten!”, ka shkruar ai në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat