Shfaqen hajnat në autostradën Beograd – Horgosh, kujdes mërgimtarë

Lajme

Shfaqen hajnat në autostradën Beograd – Horgosh, kujdes mërgimtarë

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 12:43
ilustrim

Në autostradën Horgosh – Beograd plaçkitësit ndalojnë vetura dhe në mashtrime marrin të holla nga udhëtarët.

Në fillim paraqiten një grua dhe një burrë duke u prezantuar si turq të cilët kanë probleme me veturën dhe nuk kanë të holla dhe nuk kanë mundësi nga bankomati të nxjerrin kesh. Pjestarët tjerë të grupit presin në veturë, dhe nëse nuk japin para, atherë dalin të gjithë dhe sulmojnë.

“Vitin e kaluar, ndërmjet Beogradit dhe Novi Sadit më ka ndaluar një grua me një model të vjetër të Mercedesit. Erdhi me fëmijë, ndërsa burri e priste në veturë. Me ofroi unazë duke më treguar kartelën e bankës. Menjëherë e kuptova se janë mashtrues” ka thënë për mediet serbe Edo Vatiq.

Me plaçkitësit është takuar edhe Senad Kurpojeviq.

“Ruajuni dhe mos u ndali në vende të dyshimta nga Ljubljana e deri në Nish. Tre vitet e fundit sillet e njejta grupë. Unë i kam takuar në autostradën Zagreb – Beograd”.

Qëndrojnë në autostradë dhe vozitësit i ndalin. Ofrojnë ari dhe flasin serbisht dhe anglisht të dobët duke pohuar se janë turq. Ofrojnë ari për 300 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat