“Serbisë i duhet një president që njeh Kosovën”

Lajme

“Serbisë i duhet një president që njeh Kosovën”

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 14:54
Kryetari i Partisë Liberal-Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq

Kryetari i Partisë Liberal-Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq ka thënë se Serbia ka nevojë për një president që do të shkurtojë nyjen gordiane të problemit të Kosovës duke thënë se Kosova është e pavarur.

Ai në një konferencë për media të mbajtur në Beograd ka shtuar se vendit të tij “do  t`i duhej një udhëheqës që do t`i ndryshonte marrëdhëniet në rajon, i cili do të thoshte se Serbia ka nevojë për anëtarësimin në BE dhe jo vetëm për vlerat evropiane dhe të hapë kapitullin e anëtarësimi në NATO”.

Jovanoviq duke komentuar kandidaturën e kryeministrit aktual Aleksandar Vuçiq  për president të Serbisë ka deklaruar se “ky vendim është rezultat i dëshirës së tij për të konsoliduar pushtetin e vet” dhe  siç tha ” homogjenizimit të koalicionin qeverisës si dhe t`i sjellë disfatë të forcave demokratike”.

Liberaldemokrati serb theksoi poashtu se vendimi i Vuçiq nuk ishte befasi dhe “se qëllimi i tij ishte i qartë dhe se nuk kishte vend për dilemë”

Ai përsëriti thirrjen ndaj Sasha Jankoviq dhe Vuk Jeremiq për të rënë dakord mbi një kandidat presidencial të përbashkët të forcës civile.

“Unë jam i gatshëm të bëjë çdo gjë, le të më thonë se çfarë duhet bërë”, ka thënë Jovanoviq, duke shtuar se është logjike që  koalicioni qeverisës të dal me një kandidat, kurse opozita të nxjerrë në pah kandidatin e vet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat