Beogradi: Nëse Shqipëria e padit Serbinë për gjenocid në vend të Kosovës, është akt i armiqësisë

Lajme

Beogradi: Nëse Shqipëria e padit Serbinë për gjenocid në vend të Kosovës, është akt i armiqësisë

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 14:52
Ministri i Punës në Serbi, Aleksandar Vulin

Ministri i Punës në Serbi, Aleksandar Vulin, ka thënë se marrëdhëniet në mes të Shqipërisë dhe Serbisë janë përkeqësuar. “Nëse Shqipëria e padit Serbinë për gjenocid në vend të Kosovës, marrëdhëniet do të përkeqësohen”, ka thënë ministri serb.

Ministri i Punës në Serbi, Aleksandar Vulin, ka thënë se marrëdhëniet në mes të Shqipërisë së Serbisë janë duke u përkeqësuar, e kjo do të ndodhë nëse Shqipëria e padit Serbinë për gjenocid, në vend të Kosovës, shkruajnë mediat serbe. I pyetur për të dhënë komentin e tij mbi shkrimet në media, sipas të cilit Kosova nuk mund të ngrejë padi pasi që nuk është anëtare e OKB-së, ka thënë se nëse Shqipëria tenton ta bëjë një gjë të tillë në vend të Kosovës, dhe se pas të gjitha takimeve që i kanë pasur me Shqipërinë dhe kanë folur për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve, kjo e fundit nuk do të tregohej e pandershme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat