Qytetarë të Luginës së Preshevës fleni rehat, tash e tutje forcat e NATO-s në mesin tuaj!

Lajme

Qytetarë të Luginës së Preshevës fleni rehat, tash e tutje forcat e NATO-s në mesin tuaj!

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 14:29
Trupat e NATO-s

Preshevë, 11 shkurt  -“Forca serbe zbarkojnë në brezin kufitar me Kosovën” ishte ky titulli i njoftimit të publikuar para 3-4 (E diel, 15 janar 2017) shkrim ky i cili ishte më shumë se njoftim , alarm për komunitetin nderkombëtar, sepse ne mesin e qytetarëve kishte hyre panika, ndërsa tek fëmijët ne shkolla frika.

“Burime të “Presheva Jonë” në terren kanë mësuar se kufiri Kosovë-Serbi prej 117 km nga Karadaku i Preshevës (Mucibabë) deri në Medvegjë (Mutivode) pothuajse është blinduar nga forca të mëdha serbe. ..” ishte raportuar nga terreni para ca ditësh kur ishin shtuar provokimet serbe me trenin dhe murin ku u dëgjuan edhe kërcënime për lufte nga presidenti aktual serb Tomislav Nikolic.

Pas këtij lajmi duket se komuniteti ndërkombëtar ka kuptuar nevojën që qytetarët e Luginës së Preshevës të ndjehen të sigurt. Kështu forca të KFOR-it (NATO) janë angazhuar të monitorojnë bashkërisht me anëtaërët e Ushtrisë së Serbisë në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë si dhe sigurimin e zonës së sigurisë në mënyrë që të mbajë një ambient të qetë dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët e Serbisë.

Lidhur me këtë mision paqeruajtës ne rajon e ka konfirmuar edhe Ministri serb i Mbrojtjes. Bashkëpunimi në mes të Ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it është nga viti 2001, që nga nënshkrimi i Marrëveshjes për procedurat operative të përkohshme për bashkëpunim dhe koordinim në të dy anët e vijës administrative me Kosovën, thuhet ne një njoftim

Mesohet se ky bashkëpunim përfshin mbajnë takime në komandën, koordinimin dhe nivelin lokal, si dhe mbajtjen e patrullave të përbashkëta, të njëkohshme përgjatë vijës administrative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat