Policia gjermane gjatë ditës së enjte ( 9 shkurt) në Lindau ka arrestuar shumë persona të cilët udhëtonin me të njëjtin autobus nga Italia, shkruan focus.de. Mes tyre edhe një malazes i dënuar në mungesë me gjashtë vjet burg në vendlindje. Në 2012 malazezi kishte tentuar të vrasë një person dhe mbante armë pa leje. Gjithashtu menjëherë policia kuptoi se edhe dy shqiptarë dhe një gambez nuk kishin dokumenta të rregullta duke i kthyer mbrapsht, përcjell botasot.info
Në autobusin tjetër të lëshuar nga Roma, policia gjermani kontrolli dhe më pas ktheu mbrapsht një pakistanez, një somalez dhe një indian, që përveç se nuk kishin të drejtë azili, kishin falsifikuar lejeqendrimin italian.
Policia gejrmane ka intensifikuar kontrollet e autobusëve që udhëtojnë nga Italia në Gjermani./Bota sot