Grupe Çetnike serbe, ja shqiptarët që kryen masakra kundër popullatës shqiptare

Lajme

Grupe Çetnike serbe, ja shqiptarët që kryen masakra kundër popullatës shqiptare

Nga: P.R Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 09:40
Grupi i Voja Tankosiqit, sipas Fadil Kajtazit

Fadil Kajtazi, ekspert i sigurisë dhe njohës i zhvillimeve në vend, në faqen e tij në facebook, ka postuar dy fotografi, ku shihen grupe çetnike, të cilët kishin kryer maskara kundër popullatës civile shqiptare.

“Grupe çetnike: grupi i Voja Tankosiqit ku gjindet edhe një shqiptar dhe grupi i Jovan Babujnskit që ka tre shqiptar. Keto grupe nga viti 1904 deri 1912 kanë operuar në Kosovë dhe Maqedoni. Gjatë viteve 1912 deri 1914 kanë kryer masakra të llahëtarshme kundër popullatës civile shqiptare. Natyrisht që udhërrëfyes të këtyre grupeve kanë qenë këta burra me plisa që po pozojnë me krenari me patronët e tyre”, shkruan Kajtazi, përcjellë “Bota sot”.

Sipas Kajtazit edhe tash, fara e tyre endë është në shërbim të padronëve të njëjtë.

“Fatkeqësisht edhe pas 100 viteve fara e tyre është në shërbim të padronve të njejtë të cilët po i vështirsojnë jetën shqiptarve”, ka shkruar Kajtazi.

Image
Grupi i Jovan Babujnskit që ka tre shqiptar
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat