Shpërthim në Ferronikel

Lajme

Shpërthim në Ferronikel

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 21:57
Ferronikel

Sonte rreth orës 20:40 ka ndodhur një avari në Feronikel, ku brenda rrethojave të gjigandit industrial është vërejtur një flakë, nga e cila nuk ka të lënduar.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka konfirmuar rastin, e cila ka thënë se policia pas marrjes së informatave ka dal në vendin e ngjarjes dhe është njoftuar se ka ndodhur një avari në një trafo të energjisë elektrike, nga e cila nuk ka të lënduar.

Që nga momenti i avarisë, Feronikeli ka mbetur pa energji elektrike, ndërsa nuk dihet ende për dëmet që janë shkaktuar. Kjo mund të shihet edhe nga fotoja që një qytetar e ka dërguar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat