Vuciç deklarohet rreth ndarjes së Kosovës

Lajme

Vuciç deklarohet rreth ndarjes së Kosovës

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 15:44
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç tha se me rastin e propozimit të kongresistit amerikan nga radhët e republikanëve, Dana Rohrabacher, për shkëmbim të territoreve, sipas Vucicit "jugun e Serbis", me veriun e Kosovës, “se ajo ishte vetëm një përpjekje për të kërkuar zgjidhje të tjera, por se Serbia ka kushtetutën e vet, e cila në mënyrë të qartë flet për integritet”.

Aleksandar Vuciç, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se mendon se Rohrabacher është i afërt me lobin shqiptar.

Mediat raportuan ditë më parë se kongresisti republikan Dana Rohrabacher, kryetari i Komisionit për politikën e jashtme në Evropë, i dërgoi një letër kryetarit të Serbisë, në të cilën propozon shkëmbimin territoresh, si një zgjidhje për të qetësuar tensionet në këtë pjesë të Ballkanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat