Imami boshnjak kërkon të paditet Serbia për gjenocidet e kryera

Lajme

Imami boshnjak kërkon të paditet Serbia për gjenocidet e kryera

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 10:32
Nezim Haliloviq, imam i xhamisë së qytetit të Sarajevës

Nezim Haliloviq, imam i xhamisë së qytetit të Sarajevës, ka thënë se obligimi i gjeneratës së re të politikanëve në Bosnje dhe Hercegovinë është që ta padisin Serbinë për krimet e kryera në luftën në Bosnje, por edhe në tërësi për krimet e kryera në dy shekujt e fundit.

“Serbët në disa shekujt e fundit kanë kryera 11 gjenocide kundër boshnjakëve, por nëse Serbia nuk paditët, agresori do të kryejë përsëri gjenocid”, ka thënë imami.

Haliloviq në luftën e fundit ishte komandant i brigadës së famshme “Brigada e Myslimanëve”.

Mediat në Serbi kanë shkruar se brigada e udhëhequr nga ai kishte kryer krime të shumta në luftë.

Deklarata politike e Haliloviq-it është gjykuar si e pavend pasi ai udhëheqë një institucion fetar e jo politikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat