Prania historike e delegateve shqiptare në Forumin Rinor të OKB-së

Lajme

Prania historike e delegateve shqiptare në Forumin Rinor të OKB-së

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 19:13
Hana Sahatqija

Studentja shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dea Dodi është duke shërbyer tek Misioni i Përhershëm i Shqipërisë ne OKB, njëherit është edhe delegatja e Shqipërisë për Rininë në OKB.

Suksese të ngjashëm  ka arrit edhe  Hana Sahatqija nga Kosova, e cila punon pranë UNICEF-it në Kosovë.

Dy vajzat shqiptare, kanë marrë pjesë në Forumin Rinor të Këshillit Ekonomik dhe Social të OKB-së, ku të pranishëm ishin edhe ministra, ambasadorë dhe delegatë nga gjithë bota.

E veçanta e kësaj pjesëmarrje ishte, se për herë të parë kanë marrë pjesë të rinjtë shqiptar në këtë forum, ku edhe kanë mbajtur fjalë për rininë shqiptare dhe nënvizuan mundësitë e rinisë për të arriturat dhe pengesat që mund të jenë duke i përjetuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat