Preshevarët me rroga të mëdha dhe lojal me Beogradin, nuk e duan bashkimin me Kosovë, pranojnë të jetojnë ne Serbi?!

Lajme

Preshevarët me rroga të mëdha dhe lojal me Beogradin, nuk e duan bashkimin me Kosovë, pranojnë të jetojnë ne Serbi?!

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 13:11
Kuvendi Komunal, Preshevë

Preshevë, 4 shkrut  -Bashkimi i Medvejgës, Bujanocit dhe Preshevës me Kosoven nuk eshte një qështje individule e apo qe i tokan nje lideri apo pushtetari, por nje e drejte nderkombëtare, mu e OKB-së e cila ju mundeson popujve autokton të drejtën legjitime të vendosin për fatin e tyre. Ne kete rast edhe shqiptaret etnik në Luginen e Preshevës si nje popull autokton ka te drejten e vete per ribashkim me Kosovën. Ndryshe shqiptaret e Lugines se Peshevës vullnetin e tyre nuk do ta kishin shprehur ne Referendumin e 1-2 marsit 1992 ne te cilin akt e kane nenshkruar edhe baballaret dhe familjet e disa liderve apo pushtetarve te Preshevës te cilet/cilat “lehin” sot se nuk duam te bashkahemi me Kosovën?!, shkruan sot agjencia e lajmeve “Presheva jonë” ne komentin e saj redaksional.

Lideret e Lugines te percaktohen ose me Presheven ose me Vranjën?.. Faktori politik dhe ushtarak në Luginën e Presheves gjithnje ka qen të qartë: S’ka Presheva perspektive as alternative tjeter pos bashkimit me Kosovën !

Ne jemi dakord se keta lidere ne Presvhe me keto partite e tyre qe kur jane regjistruar ne Beograd kanë pranuar Kushtetuten dhe ingritetin territorial te Serbisë. Ama kjo nuk eshte ne rregull që për nje nënshkrim apo per nje rrogë te shkelet mbi gjakun deshmoreve te UCPMB-së dhe vullnetin e shqiptarëve te Lugines se Preshevës. Preshevaret sot ne vend qe të kerkojnë zbatimin e  Referendumin e popullates shiqptare te vitit 1992 ne Lugine per ribashjim me Kosoven, ata e këkrojne zbatimin e kushtetues se Serbisë.

Merr vesh ne cfare “dertegje” kane adhur sot liderë dhe disa “politikaj” ne Presheve per te cilet tash dyshohet si kane diplomuar apo ku janë rekrutuar politikisht?!

Keta politikaj, liderë te varfur ne Kosovë me këto deklarat se nuk duam bashkim me Kosoven apo jemi kunder kembimit te territoreve ne njëfare menyre mundohet te jene servil qofte te Beogradit apo qarqeve evropiane qe kane tendenca antishqiptare nga te cilet degjohet shpesh refreni se “jemi kunder nderrimit të kufijve” apo “krjimit te shteteve te reja” Ne fakt edhe në vitet 90 flitej mu nga kjo Evrope se “nuk ka ndryshim të kufijve të “Jugollavise”, “Kosova eshte pjese e Serbisë” apo “UCK terrosite” madje jo vete evropianet por këto fjalë, jemi deshmitar se jane degjuar edhe ne Uashington dhe Londer. Por, ja sot Kosova eshte shtet dhe e njohur edhe nga ato qendra e vende qe dje hedhnin helëm e gur mbi te?! Shkurt Kosova u be shtet, jo me deklarata servile, por në vitin 1999 foli populli dhe pushka (!!!)  ndryshe Kosova kurr nuk do te ishte e pamvarur, te cilet shtet e gatoi, ja pergatiti terreni presidenti historik i Kosoves dr.Ibrahim Rugova, shkruan agjencia  e lajmeve “Persheva Jonë” ne komentin e saj redaksional.

Thone se fëmijët pa qajt, nëna nuk i jep qumësht. Dhe keta lidere, pushtetar “fëmije” apo me tru fëmijësh mos prini se do te qajne dhe kështu ata vetevtiu do te eleminohen nga skena politike mos sot nesër sigurisht. Ata karrieren e tyre perpiqen qe te dalin nga anonimiteti ose te behn te “medhenj” permes deklaratave paushalle te cilet e kane me shume per te dalur neper gazeta e portale se sa ndonje qellim tjeter, sepse aq e kane vizionin, qe nuk shofin me larg se hunda. Mos valle keta lidere, pushteare ne Preshevë nuk duan te bashkohen me Kosoven pse kane friken  po mbeten pa rroge dhe po ju hiqet torta nga goja ?! Kurse populli ska as buke me ngrane, ska as libra, ska as diploma…por mbahen te izoluar nga Evropa të rrethuar nga forca te mëdha serbe, ku rajoni po mbahet i blinduar (policia, ushtria, xhandarmeria, SAJ, BIA..) te diskrimunuar, pas diploma e teskte, pa flamur,  me nje gjendje te brishte as lufte as paqe, te përjasthuar nga pcedset e dialogut si me Beogradin ashtu edhe me Brukselin, me nje status qua qe i konvenon vetem Serbisë?!

Me deklartat e fundit te ketyre liderëve dhe pushetarëve ne Preshevë se nu duan te jetojne me Kosovën apo kunder kembimit te territorit (me Veriun e Kosovës, ashtu keshtu te okupuar nga Serbia) ata bien ne kundershtim me veteveten, te cilet ne prag te zgjedhjeve Luginë shpesh e quanin si Kosove Lindore?! Duhet kuptuar nje gje ata qe smarrin vesh n’politike se okupimi prodhon lufte e pupujt autokton lirine dhe demokracinë!

Per fund, lideret, pushtetaret ne Luginen e Presheves nuk kane kane te drejte te flasin ne emer te popullit, por vetem ne emër te tyre personal ose te partise qe i takojne sepse shqiptaret e Lugines e kane dhene fjelen e tyre permes  verdiktit të  1-2 marsit 1992 per bashkim me Kosovën. Kush e perkrah e perkrah, kush jo, lirisht mund të kërojne azil në Beograd apo Moskë! sespe Presheva eshte nje gur i redne dhe zonje e amdhe qe s mound ta luajne a Beograsdi easkush tjeter e hiq e me hiq disa lojal me Beogradin, te cilet nuk e duan bashkimin me Kosovë, pranojnë të jetojnë ne Serbi per një rroge t’pshurrt ?!/Presheva Jonë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat