Autobusi pa sistem të frenimit bart nxënësit në Guci

Lajme

Autobusi pa sistem të frenimit bart nxënësit në Guci

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 09:58
Ilustrim

Nxënësit e fshatrave Vuthaj, Hakaj, Kukaj, Vishnjev dhe Krueshev, pjesa dërmuese e tyre shqiptarë për çdo ditë e kanë jetën në rrezik sepse autobusi i siguruar nga Ministria e Arsimit e Malit te Zi nuk mirëmbahet me arsyetimin se kinse nuk gjinden pjesët rezervë.

Sipas Esad Gjonbalajt, ky autobus që rrezikon jetën e vogëlushëve, prodhim i viteve të 70-ta nuk ka funksionuar fare gjatë muajve nëntor dhe dhjetor, ku si rrjedhojë shumë nxënës kanë humbur orët e mësimit.

Po ashtu me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë nxënësit e këtyre fshatrave po vuajnë duke pritur në rrugë në temperatura ekstreme ardhjen apo mos ardhjen e ti.

“Prindërit me vet iniciativë kanë kontaktuar me drejtorin e shkollës për zgjidhjen e hallit të fëmijëve por  drejtori i shkollës fillore Xhafer Nikoçi-viq , Sherif Feratoviq, arsyetohet se mund ta dërgojë autobusin por nuk i funksionon fare sistemi frenimit. Këshilli i prindërve i cili do duhej të ishte zë për ngritjen e këtyre shqetësimeve nuk merret me këtë çështje fare. Po ashtu, në shkollën fillore të Gucisë organet udhëheqëse të saj nuk kanë asnjë përgjigje as për faktin se pse u bë largimi i zëvendësdrejtorit shqiptar i shkollës, Xhafer Nikoçi-viq”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat