Sheshel: Rusia ta mbrojë Kosovën, jo pse është serbe, por se është edhe ruse

Lajme

Sheshel: Rusia ta mbrojë Kosovën, jo pse është serbe, por se është edhe ruse

Më: 30 janar 2017 Në ora: 20:09
Vojisllav Sheshel

Lideri i radikalëve në Serbi, Vojisllav Sheshel, në një intervistë për televizionin shtetëror rus, ka thënë se Serbia duhet të afrohet aq shumë me Rusinë, sa që kur kjo e fundit të mbrojë Kosovën si pjesë të Serbisë, ta mbrojë si pjesë të Rusisë.

Shesheli tha se shteti serb mund ta mbrojë Kosovën vetëm me ndihmën ruse.

“Vuçiqi po gabon kur po mendon se mund të ulet në dy karrige, se mund të jetë mik i sinqertë i Rusisë dhe se mund ta dërgojë Serbinë në BE. Këto dy gjëra nuk shkojnë së bashku. Serbia duhet që sa më parë të ndajë mendje: ose jemi me Rusinë, për integrim me Rusinë, ose jemi për opsionin perëndimor e më pas i humbim të gjitha. Ne Kosovën mund ta ruajmë vetëm me ndihmën ruse, por duhet që në atë mënyrë të integrohemi me Rusinë, që Rusia kur ta mbrojë Kosovën, të mos e mbrojë vetëm pse është serbe, por se është edhe ruse. Kjo duhet të jetë shkalla e integrimit tonë me Rusinë. Afërsisht, ne duam statusin që e ka Bjellorusia”, ka deklaruar Shesheli.

Ai ka shtuar se dëshiron që Rusia të fitojë prapa gjithçka që Rusia ka humbur si pasojë e mashtrimeve të Perëndimit përmes Jelcinit dhe Gorbaqovit, dhe që “Rusia të kthehet në Ballkan”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat