Arrestohen 13 persona për posedim të paautorizuar të narkotikeve në një lokal nate në Prishtinë

Lajme

Arrestohen 13 persona për posedim të paautorizuar të narkotikeve në një lokal nate në Prishtinë

Më: 28 janar 2017 Në ora: 13:14
Ilustrim

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, e asistuar nga Njësia Speciale Operative, Njësia K9, Krim Teknika, Zyrtarët e ATK-se, dhe Inspektorët Komunal të Prishtinës, me urdhëresë të organeve të drejtësisë kanë realizuar një operacion policor që ndërlidhet me dyshimin e bazuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 275 i KPRK-së.

Ky operacion policor është realizuar më datën 28.01.2017 rreth orës 04:10, pasi që përmes rrugëve operativo hetimore janë siguruar informacione se ne një lokal nate i cili gjendet në Prishtinë, zhvillohej veprimtari e kundërligjshme  e përdorimit të narkotikeve dhe substancave të tjera të ndaluara. 

Si rezultat i operacionit policor janë arrestuar trembëdhjetë persona të dyshuar,  dymbëdhjetë prej tyre për posedim të paautorizuar të narkotikeve, ndërsa njëri i kërkuar me urdhër arrest të lëshuar nga organet e drejtësisë.

Personat e arrestuar të cilët janë gjetur nen posedim të substancave narkotike janë;

1.  A. B,  i janë gjetur dhe konfiskuar  0.8 grame marihuane .

2.  A. H,  i janë gjetur dhe konfiskuar  4.2 grame marihuane .

3.  G. B,   i janë gjetur dhe konfiskuar  3  tableta  me peshë  1.0 grame ekstazi .

4.  K.  E,  i janë gjetur dhe konfiskuar  1.4  grame marihuane .

5.  T. Xh,  i janë gjetur dhe konfiskuar 2.4  grame marihuane .

6.  V. B. (femër) i janë gjetur dhe konfiskuar 1.2 grame marihuane .

7.  Sh. K,  i janë gjetur dhe konfiskuar 1.2 grame marihuane .

8.  B.  E,  i janë gjetur dhe konfiskuar   7.9 grame marihuane .   

9.  L.  I,   i janë gjetur dhe konfiskuar  1.4  grame marihuane .

10. I.  H, i janë gjetur dhe konfiskuar  10  mml GHB .

11. A. H, i janë gjetur dhe konfiskuar  0.5 grame Kokaine .

12. N. K, i janë gjetur dhe konfiskuar  1.0 grame marihuane .

Pas kontrollimit të personave  dhe lokalit, në pjesë të ndryshme të lokalit janë gjetur dhe konfiskuar narkotiket si në vijim :

1.    10 tableta  me peshë   6.1 grame eksatazi

2.    7 qese me peshë prej   6.0 kokainë

3.    5 qese me  peshë  4.7 grame marihuane.

Gjithashtu është arrestuar  edhe personi   E. K.  viti i lindjes 1993, i cili ishte i kërkuar me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë .

Me urdhër të prokurorit  kompetent të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë liruar, përveç të dyshuarit të kërkuar me urdhër arrest (E. K.),  kurse me vendim të Inspektoratit lokali është mbyllur .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat