Kosova fut në ‘luftë’ të ashpër Vuçiqin e Nikoliqin, ja veprimi fundit i Vuçiqit

Lajme

Kosova fut në ‘luftë’ të ashpër Vuçiqin e Nikoliqin, ja veprimi fundit i Vuçiqit

Nga: Sevdail Hyseni Më: 19 janar 2017 Në ora: 08:54
Aleksandër Vuçiq e Tomisllav Nikoliq

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiq, ka ndaluar të gjithë ministrat, zyrtarët e shtetit dhe nëpunësit civilë, për të komentuar mbi zhvillimet në rajon për shkak të deklaratave të papjekur të bëra publike, ditët e fundit në medie.

"Ju lutem, që në të ardhmen, për shkak të ndjeshmërisë së momentit politik në rajon, më lejoni të jem i vetmi që në emër të Qeverisë, për të mos i komentuar  marrëdhëniet në rajon. Ju faleminderit për mirëkuptimin Tuaj dhe ju lutem informoni të gjithë zyrtarët dhe punonjësit e Qeverisë rreth kërkesës sime – thuhet në letrën që gazeta beogradase "Blic" e ka në disponim.

Siç spekulohet, Vuçiq është i provokuar nga sjelljet dhe deklaratat e presidentit Tomisllav Nikoliq dhe drejtorit të Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, të cilët, ditët e fundit nuk kanë lënë gjë pa thënë.

"Nikoliq dhe Gjuriq me deklaratat e tyre shkojnë përtej asaj që kanë rënë dakord. Vuçiq përpiqet për të lehtësuar dëmin, të cilin kjo retorikë e ashpër dhe e pamatur i ka sjell Serbisë - thotë burimi nga një ambasadë e shteteve anëtare të BE-së.

Në të vërtetë, deklarata aq ekstreme nuk kanë qenë deri dje.

Tomislav Nikoliq, para disa ditëve, në mënyrë të përsëritur ka treguar se nuk do të zgjedh mjete për të qëndruar në karrige. Presidenti aktual deri në prill do të jetë një udhëheqës ushtarak dhe një luftënxitës.

Me kampanjën në këtë fushatë gjithsesi, do të shkoj në rritjen nacionalizmi, patriotizmit dhe rezistencës ndaj fqinjëve të saj, thuhet mes tjerash në “Blic” –in e sotëm.

Këtyre ditëve edhe shtypi i verdhë serb i ka ulur veshët, nuk llomotitë si përpara!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat