Momentet e tërmetit në Itali, gazetarja ndërpret emisionin nga frika

Lajme

Momentet e tërmetit në Itali, gazetarja ndërpret emisionin nga frika

Më: 18 janar 2017 Në ora: 19:50
Pamje nga videoja

Italia është goditur ditën e sotme nga tërmetet. Lëkundjet janë ndjerë edhe në kryeqytetin italian, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar apo dëme materiale.

Ndërkaq, një video që është shpërndarë në mediat italiane tregon momentin, kur një gazetare ka ndërprerë për disa minuta emisionin për shkak të frikës.

Në televizionin italian La7, prezantuesja bionde ndërpret programin nga frika se dritat e ndriçimit do të binin mbi ta, madje edhe të pranishmit më sytë nga tavani ndihen të frikësuar, por për fat të mirë lëkundjet nuk kanë shkaktuar të lënduar apo dëme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat