Ja çka shkruajnë mediat greke për trenin serb

Lajme

Ja çka shkruajnë mediat greke për trenin serb

Më: 15 janar 2017 Në ora: 22:15
Treni serb

Edhe mediat greke kanë shkruar për trenin serb që donte të futej në Kosovë, duke shkruar se Serbia ka kërcënuar Kosovën.

Gazeta e njohur greke nënvizon se presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç madje nuk ka hezituar të thotë se nëse ndonjë serb do të prekej në Kosovë, Beogradi do të niste edhe ushtrinë për në veriun e shtetit të ri ballkanik. 

Gazeta në fjalë shton se Kosova ka qenë territorialisht e Serbisë deri më 2008, kohë kur ka fituar edhe pavarësinë.

Shteti i Kosovës është njohur tanimë si realitet nga ana e shumë shteteve evropiane dhe nga SHBA, por jo nga Serbia dhe Rusia. 

Në Kosovë ka një numër të konsiderueshëm serbësh, në veriun e vendit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat