Rëndësia e pjesëmarrjes së shqiptarëve në qeverinë e re të Malit të Zi

Lajme

Rëndësia e pjesëmarrjes së shqiptarëve në qeverinë e re të Malit të Zi

Më: 15 janar 2017 Në ora: 00:57
Kuvendi malazez, ilustrim

Polonia i uroi sot zyrtarisht mirëseardhjen një kontigjenti trupash amerikane që arritën atje këtë javë. Trupat janë pjesë e një misioni të NATO-s që synon frenimin e një agresioni të mundshëm rus në rajon.

Kryeministrja e Polonisë, Beata Szydlo, tha se prania e ushtarëve amerikanë në Poloni “është një hap tjetër në strategjinë e vendit për të siguruar mbrojtjen dhe sigurinë për Poloninë dhe rajonin.”

Kontigjenti i parë i ushtarëve amerikanë arriti në Poloni nga Gjermania të enjten. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov e quajti operacionin një kërcënim ndaj interesave dhe sigurisë së Rusisë.

Gjithsej, Shtetet e Bashkuara planifikojnë të stacionojnë më shumë se 3 mijë trupa në Poloni, duke shënuar dislokimin më të madh ushtarak në vend që nga mbarimi i Luftës së Ftohtë.

Gjatë këtij misioni, të quajtur “Vendosmëria Atlantike”, trupat, së bashku me 87 tanke Abrams dhe më shumë se 500 automjete, do të transferohen me rotacion mes Polonisë dhe disa vendeve të tjera të NATO-s, si Estonia, Letonia, Lituania, Rumania, Bullgaria dhe Hungaria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat