Njihuni me 43 vjeçarin shqiptar, personin më të kërkuar në Spanjë!

Lajme

Njihuni me 43 vjeçarin shqiptar, personin më të kërkuar në Spanjë!

Më: 12 janar 2017 Në ora: 18:37
Durim Gremaj

Shqiptarët jo pak herë janë “dhimbje koke” për policinë e vendeve të ndryshme. Dhe këtu nuk bën përjashtim as policia spanjolle.

Së fundmi, një 43 vjeçar shqiptar, është personi më i kërkuar sot në Spanjë, i akuzuar për trafik të qenieve njerëzore.

Bëhet fjalë për shqiptarin Durim Gremaj, 43 vjeç, i cili dyshohet nga Interpoli se fshihet në Spanjë.

Policia spanjolle ka postuar sot në Tëitter fotografinë e tij duke i bërë apel qytetarëve që e kanë parë të njoftojnë menjëherë. Madje jo vetëm kaq, pasi edhe Ministri i Brendshëm spanjoll Juan Ignacio Zoido, ka shpërndarë njoftimin e piolicisë në rrjetet sociale.

Durim Gremaj, i njohur edhe me emrat Arben Braka, Elton Gremaj, Durim Gremi dhe Mariglen Kalle, është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ka trafikuar dhe detyruar të prostituojë një grua për më shumë se 5 vjet fillimisht në Spanjë dhe më pas në Holandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat