Gjermani: Falë aftësive të momentit shqiptari shpëton mrekullisht nga aksidenti, austriakja ishte e dehur

Lajme

Gjermani: Falë aftësive të momentit shqiptari shpëton mrekullisht nga aksidenti, austriakja ishte e dehur

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 12 janar 2017 Në ora: 14:47
Ilustrim

Një vozitëse e dehur rëndë nga Graci i Austrisë, të mërkurën mbrëma, ka shkaktuar një aksident në magjistralen A8 në drejtim të Mynihut, shkruan kleinezeitung.at.

“Gjatë udhëtimi papritmas ajo merr anën e kundërt duke u përplasur frontalisht me veturën e një shqiptari nga Kosova,” përcjell botasot.info. “Fatmirësisht askush nuk mbeti i plagosur, pasi manovra e kujdesshme e shqiptarit solli vetëm një gërvishtje të lehtë të veturave.”

Tepër e alkoolizuar

Menaxherja 36 vjeçare ishte duke ardhur nga Mynihu, që gjatë vozitjes drejt shtëpisë në Graz ishte “mjaft e alkoolizuar me mbi 3 promila”. Asaj ju sekuestrua çelësi i veturës, iu mor leja e qarkullimit dhe krahas gjobës rrezikon ndalimin përgjithmonë të vozitjes në Gjermani.

Rasti ka ndodhur në Gjermani, por është informuar edhe policia austriake./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat